Jetoi 256 vite, njeriu më i vjetër në botë jep formulën e jetëgjatësisë

Ai njihet si njeriu që jetoi më gjatë në historinë e njerëzimit. Bëhet fjalë për Li Ching Yuen, i cili lindi në vitin 1677, dhe i dha lamtumirë kësaj bote në vitin 1933 duke jetur plot 256 vite.

Sipas një shkrimi publikuar në vitin 1930 në prestigjiozen “New York Times” kanë arritur në përfundimin se Yuen ishte një njohës i mirë i bimëve, gjë kjo e cila e ka ndihmuar në jetëgjatësi. Li ka nisur që në moshën 10 vjeçare të mbledhë bimë në malet Yunnan të Kinës, të cilave sigurisht ja u dinte mirë edhe vetitë. Yuen ka qënë përdorues i rregullt i bimëve si xhinsen, kokrrave goji, lingzhi, si edhe orizit. Përsa i përket pijeve, ai konsumonte rregullisht verë të kuqe.

Po në këtë shkrim është publikuar edhe një intervistë bërë me të vjetrin tre vite përpara se të vdiste. Në këtë intervistë Li zbuloi anën psikologjike të jetëgjatësisë së tij, transmeton revista Who. Ai ka cilësuar se për të jetuar sa më gjatë duhet të mbani një zemër të butë, të uleni si një breshkë, të ecni me energjinë e një pëllumbi, të flini si një qen. Li është martuar 23 herë dhe është babai i 200 fëmijëve. (javanews.al / r.a)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU