Jemeni shpall ‘non-grata’ përfaqësuesin e OKB

Qeveria jemenite shpalli person “non grata” përfaqësuesin kryesor të OKB-së për të drejtat e njeriut në Jemen, njoftuan sot përfaqësuesit e OKB-së.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric theksoi se OKB-ja priste një konfirmim zyrtar të shkruar dhe shtoi se bëhej fjalë për një zhvillim shumë për të ardhur keq.

Ai nënvizoi se “përfaqësuesi në fjalë. Goerge Abou al-Zulof, një palestinez, shef i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut në Jemen ka bërë një punë të shkëlqyer”.

Ai nuk dha detaje për motivet e përmendura nga autoritetet jemenite për ta dëbuar.

“Dhuna ka shkaktuar rreth 2 800 të vdekur mes civilë”, sipas OKB-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU