Jeep ka bashkëpunuar me garazhin e përditësimeve të veturave Italia për të krijuar tre modele unike për 50 vjetorin e festivalit të Xhazit në Montreuex.
Për të festuar bashkëpunimin e Jeep me “Montreux Jazz Festival” në Zvicër, kompania e prodhimit të veturave ka përditësuar tre modele unike të tipit Cherokee, Renegade dhe Grand Cherokee.
Ky është një vit special për të dy, edhe Jepp edhe festivalin e Xhazit Montreux pasi është 75 vjetori i prodhuesit të veturave dhe 50 vjetori i festivalit dhe për këtë ata kanë bashkëpunuar me “Garage Italia Costoms” (GIC) për të krijuar tre modele të Jeep unik, të cilët janë të inspiruar nga kjo muzikë.
I pari nga këto tre modele u prezantua Jeep Cherokee ‘Jazz’, i cili ishte i inspiruar prej kitarës, ndërsa ka motorin 2.2 litërsh Multijet II me diesel, me nëntë shpejtësi automatike, i cili prodhon 200 kuaj fuqi.
I dyti është Renegade ‘Vinyl’, me një motorë 2.0 litërsh Multijet II turbo diesel, me nëntë shpejtësi automatike, që prodhon 170 kuaj fuqi.
I dyti është Renegade ‘Vinyl’, me një motorë 2.0 litërsh Multijet II turbo diesel, me nëntë shpejtësi automatike, që prodhon 170 kuaj fuqi.
Dhe i treti Jeep Grand Cherokee ‘Score’, që është inspiruar nga 75 vjetori i tij, ndërsa ka një motor 3.0 litërsh Multijet II me nëntë shpejtësi automatike, ndërsa prodhon 250 kuaj fuqi.
Ky festival zyrtarisht ka filluar më 1 korrik, ndërsa vizitorët kanë pasur mundësin që të shohin këta model unik të Jeep, të cilët do të shfaqen aty deri në fund të festivalit, që është me 16 korrik./express/a.k