Je hebre? Nëse ulesh në tavolinë me një arab, kafja 50% më lirë

    Nëse një hebre ulet në tavolinë me një mysliman atëherë një kafe në Izrael ofron 50% ulje.

    Lokali i quajtur “Humus Bar” në Kfar Vitkin ka shkruar në faqen e tij në Facebook se do të kenë 50% zbritje ato tavolina që kanë së paku një hebre dhe një arab në përbërje.

    “U frikësoheni arabëve? U frikësoheni hebrenjve? Për ne nuk ka arabë. Nuk ka as hebre. Tek ne janë vetëm qenie njerëzore. Arabë të mrekullueshëm.

    Hebre të mrekullueshëm. Për të gjithë konsumatorët, qofshin ata arabë, hebre, të krishterë, hindu a të tjerë, do të ketë pa pagesë rimbushje të gotës”, shkruan në postimin e tyre në Facebook.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU