Japonia në ‘luftë’ me natyrën, qindra viktima nga vapa, tërmetet e tajfuni (FOTOT)

2018-ta do të mbahet mend gjatë si sezoni i vdekjeve në Japoni, pasi në ishujt e shtetit aziatik janë shënuar një numër i madh vdekjesh për shkak të katastrofave natyrale.

Mbi 360 është numri i personave që kanë humbur jetën prej 18 qershorit të këtij viti, ku vendi u godit nga një tërmet në Osaka me magnitudë 6,1. 4 persona humbën jetën, e mbi 400 të tjerë rezultuan të plagosur nga shembja e disa objekteve.

Vala e të nxehtit këtë verë raportohet që të ketë marrë të paktën jetët e 116 personave.

Por akoma edhe më shumë persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq. Në muajin korrik reshje e shiut, jo të zakonshme shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit. Duke shkaktuar vdekjen e 221 personave.

Ndërkohë që vendi dy ditë më parë u godit nga tajfuni “Jebi”. duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, e plagosjen e të paktën 300 të tjerëve, si edhe paralizimin e fluturimeve ajrore në disa zona.

Katastrofa më e fundit është shënuar mëngjesin e sotëm në Japoni, teksa ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7. Të paktën 8 persona numërohen të vdekur deri tani dhe 40 rezultojnë të humbur./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU