Janjiq zbulon diçka interesante: Vuçiç ka strategji ta shtyjë çështjen e Kosovës edhe 15 vjet

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e ndërton të ashtuquajturën exit strategy (strategji dalëse) sipas të cilës lihet mundësia që zgjidhja e problemit të Kosovës të shtyhet për disa vite, transmeton Koha.net.

“Tani po zhvillohet dialogu politik në të cilin po marrin pjesë presidentët e Qeveria po i zbaton përfundimet. Tani janë disa detyra:

E para, të regjistrohen të gjitha marrëveshjet të cilat nuk janë zbatuar. E dyta, ekziston një shkallë e lartë pajtueshmërie për mbrojtjen e objekteve kulturore dhe të manastireve të cilat i ka paraparë plani Ahtisaari e të cilat ne s’i kemi pranuar.

E treta, ajo që i intereson sidomos Thaçit, është demarkacioni i kufirit në mënyrë që saktë të përcaktohet se ku janë kufijtë. Paralelisht me këtë, Vuçiq po e ndërton një exit strategy, që lë mundësinë që zgjidhja përfundimtare të mos arrihet menjëherë, porse ajo të bëhet, për shembull pas 10 ose 15 vjetësh.

Në mënyrë hipotetike, Serbia për 15 vjet mund të jetë në BE e ndoshta edhe në NATO. Pastaj, në kuadër të këtyre sistemeve të mëdha, do të mund të flitej për ndarjen eventuale të veriut nga Kosova.

Atëherë Perëndimi nuk do të na shikonte si kërcënim për sigurinë ose hapësirë ku ndikimi rus të jetë i fuqishëm, por si pjesë të bashkësisë së tij. Ndoshta atëherë nuk do të ketë probleme as në Maqedoni e Bosnjë e Hercegovinë dhe kjo e lehtëson pozicionin”, citon javorja serbe ekspres të ketë thënë Janjiq.

Sipas fjalëve të tij, edhe pse Vuçiqi është i ashpër dhe shpesh nervoz në paraqitjen publike, në thelb është politikan pragmatik, transmeton Koha.net.

“Ai e ka kuptuar se për 10 ose 15 vjet mund të jemi në pozitë më të mirë se sa tash. Kur arrin te “këndi vdekur”, të shprehem me fjalor futbolli, ti ndërton një strategji afatgjate dhe nëse është e domosdoshme, mund të ndryshosh ekipin. Ai mund ta bëjë këtë, sepse ka fuqi politike tek opinioni vendor, nuk ka problem me autoritetin siç ka Thaçi në Kosovë.

Kështu, ai do të shpëtojë që gabimet t’i lihen atij dhe prapë të nxjerrë më së shumti atë që është e mundur këto rrethane.

Tregimi për këmbimin e territorit është thjesht një retrospektivë, sepse Beogradi është i vetëdijshëm se është bërë gabim kur u negociua për marrëveshjen e dytë të Brukselit në vitin 2015 për ta zgjeruar Asociacionin e Komunave serbe (AKS-në) në 10 komuna, dhe jo vetëm për katër komuna në veri, siç ishte konceptuar fillimisht.

Tani është e mundur të negociojmë ridefinimin e AKS-së, në drejtim të marrjes së kompetencave më të mëdha, por për një numër më të vogël komunash. Ky është një “AKS plus”, ka thënë Janjiq. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU