Janë 400 mijë kosovarë më pak në Shqipëri gjatë vitit 2017

Shqipëria kërkon të zëvendësojë mungesën e pushuesve nga Kosova me turistë nga vendet nordike.Megjithatë, kjo duket e paarritshme, pasi shifrat tregojnë se turistët nga Kosova janë të pazëvendësueshëm në perspektivën e afërme, shkruan Koha Ditore.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT( Instituti Shqiptar i Statistikave), vendi i fundit në tabelë për hyrjet në Shqipëri për 11-mujorin e këtij viti renditet Zvicra me 51.665 shtetas, me një rritje prej 48.8% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, zviceranët zënë vetëm 3% të numrit të turistëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë, megjithëse kosovarët kanë një rënie prej 19.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit kaluar.

Ndërkohë që Polonia mban vendin e parë për rritjen e pikëve në përqindje, me një rritje prej 75.9% krahasuar me një vit më parë, megjithatë edhe polakët nuk zënë më shumë se 6.8% të numrit të turistëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë për 11-mujorin e këtij viti. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU