Jahti luksoz në Sarandë, zbulohet pronari miliarder

Një jaht superluksoz është ankoruar në gjirin e Sarandës, ndërsa mendohet se i përket një miliarderi nga Kazakistani. BalkanWeb raporton se jahti është ankoruar për t’u furnizuar me naftë.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare ka informacion për pushuesin, por deklaron se do të japë detaje vetëm pasi ai të largohet.

Edhe më herët brigjet shqiptare janë vizituar nga superjahte, siç është “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet. Ky supermjet ndaloi në fillim gushtin e vitit të kaluar në Ksamil./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU