Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa ka qëndruar në Neë York javën që lamë pas, ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm nga administrata shtetërore amerikane, por edhe me OJQ të ndryshme.
Gjatë një takimi që e para e shtetit ka zhvilluar me presidentin e fondacionit “Sergio Vieira de Mello”, Laurent Viera De Mello, ka dekoruar post mortum administratorin e parë të UNMIK-ut në Kosovë me çmimin për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova”.