Ja ushqimet më të mira për të luftuar stresin

Sidomos femrat do të kenë dëshirë për karbohidrate, veçmas ëmbëlsira. Në vijim ju shpalosim listën e disa artikujve ushqimorë, me ndihmën e së cilave do ta largoni stresin.

Avokado

Avokado është e pasur me “luftëtarët kundër stresit”. Me kalium dhe acidet e ngopura. Shkencëtarët theksojnë se acidet yndyrore përmirësojnë mënyrën se si truri thith serotoninë, që është përgjegjës për disponim të mirë.

Arrat indiane

Janë ushqime të shkëlqyeshme të grimcuara, por edhe i shërbejnë shëndetin. Po ashtu, arrat indiane ndihmojnë në heqjen e kileve shtesë. Janë të pasura me zink, përderisa nivelin e mangët të zinkut shkencëtarët e lidhin me depresion dhe stres. Nevojitet që çdo ditë të konsumoni ushqime që përmbajnë zink, pasi që trupi ynë ‘nuk i përgatit’.

Kamomili

Çaji nga kamomili në mbarë botën njihet si pije që qetëson. Hulumtimi i kryer në universitetin amerikan në Pensilvani ka zbuluar se personat që vuajnë nga ankthi që kishin konsumuar çajin e kamomilit kishin rënie të simptomave të ankthit dhe stresit.

Shpargujt

Edhe nëse nuk i keni fort në qejf, nuk do të ishte e preferuar t’i shmangni. Janë shumë të pasur me acid folik, e cila është ‘meritore’ që ta mbani gjakftohtësinë. Përgatisni ashtu si ju përgjigjet juve, në sallatë, të gatuara, me vezë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU