• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ja si 8 gjyqtarët e emëruar nga PD bllokuan Gjykatën Kushtetuese

by Java News
24/03/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në retorikën e opozitës po dëgjohet të përsëritet vazhdimisht këto javët e protestës se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkatërruar institucionet kryesore të vendit duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt Shqipëria është nga të paktat vende të botës demokratike në të cilën që nga vera e vitit 2018 nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Përse ndodhi kjo? Dhe përgjegjësia e kujt është?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. Dy prej tyre e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin.

Përpara se të humbte zgjedhjet në qershor 2013, Sali Berisha, në bashkëpunim më parë me Presidentin Bamir Topi dhe pastaj me Presidentin Bujar Nishani, mori kontrollonin e të gjithë aparatit të Drejtësisë, duke emëruar krerët e Prokurorisë, të Gjykatave, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këta juristë të lidhur me familjen e tij ose me partinë e tij. Në përpjekje për të ruajtur këtë pushtet, PD u përpoq të bllokonte Vetingun (një procedurë kyçe e imponuar nga SHBA dhe BE në kuadër të Reformës së Drejtësisë), duke bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata në një moment të parë e bllokoi Vetingun, por pasi u konsultua me Komisionin e Venecias, në dhjetor 2016, u detyrua t’i njohë atij legjitimitetin. Dhe pikërisht Vetingu në pak muaj, e asgjësoi (ndërmjet të tjerash), edhe Gjykatën Kushtetuese.

PraGjykatakushtetueseqëkishte  ndërtuarBerishaishteplotë me gjyqtarëtëkorrupturardhevetëmpërkëtëarsyeaiinstitucion sot nukeksistonmë.

Ja lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u larguan duke shkaktuar bllokimin e saj:

Sokol Berberi, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në shtator 2016, pas përfundimit të mandatit.

Vladimir Kristo, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Shmangu Vetingun.

Besnik Imeraj, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), jep dorëheqjen më 31 janar 2018. Shmangu Vetingun.

Fatmir Hoxha, i emëruar në qershor 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 10 maj 2018 sepse nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Altina Xhoxhaj, e emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), e përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 31 maj 2018 se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së saj.

Gani Dizdari, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), i përjashtuar nga Komisoni i Vetingut më 16 korrik 2018, për mospastërtinë e figurës dhe mosjustifikimin e origjinës së pasurisë.

Fatos Lulo, i emëruar në prill 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 korrik 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Bashkim Dedja, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Gjykata Kushtetuese në fakt ka pushuar së funksionuari më 31 maj 2018, kur me shkarkimin e Altina Xhoxhajt mbetën në detyrë më pak se 5 anëtarë, që është kuorumi minimal i Gjykatës për vendimmarrje. Në përfundim të Vetingut, e vetmja gjyqtare që mbeti në detyrë në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha, e emëruar në shkurt 2008 dhe që më 5 prill 2018 e kapërceu me sukses provën e Vetingut. Përveç se është e vetmja gjyqtare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese, Vitore Tusha, bën pjesë edhe në Komisionin e Emërimeve të Drejtësisë (KLD) domethënë organizmi nga i cili varet emërimi i gjyqtarëve të rinj në të gjitha organet e parashikuara nga Reforma e Drejtësisë (përfshirë këtu Gjykatën Kushtetuese), e megjithatë pak javë më parë, Presidenti Ilir Meta i kishte propozuar Kuvendit pikërisht Vitore Tushën si Kryetare të KLSH. Në rast se Parlamenti do ta kishte pranuar, kjo zgjedhje do të kishte eliminuar të vetmen figurë në detyrë nga e cila varet edhe rikrijimi i Gjykatës Kushtetuese, pikërisht ai organ suprem i drejtësisë që sipas Presidentit Ilir Meta dhe sipas gjithë opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij e paskan çaktivizuar me qëllim.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tani është në dorën e Komisionit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) që duhet të zgjedhë mes 55 kandidatëve të paraqitur nga Parlamenti, Gjykata e Lartë dhe Presidenca. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një verifikimi mbi integritetin e kandidatëve dhe më në fund, kalon te vota e Parlamentit, ku për emërimin kërkohen 84 vota. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka rrezikuar edhe këtë pasazh duke lënë në Kuvend vetëm 79 deputetë.Megjithatë Reforma e Drejtësisë parashikon që në rastin kur parlamenti nuk arrin votat e duhura, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen drejtpërsëdrejti në bazë të klasifikimit të bërë nga KED. Sipas parashikimeve mendohet se Gjykata Kushtetuese mund të rifillojë së funksionuari brenda muajit qershor, pra, përpara se në Bruksel të vendoset nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë./shqiptarja.com

Next Post
VIDEO/Anija pëson defekt, shpëtohen 1300 pasagjerë të bllokuar në det

VIDEO/Anija pëson defekt, shpëtohen 1300 pasagjerë të bllokuar në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In