Ja sa llogaritet pasuria e Kim Jong-ut

E papritur, por lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti Donald Trump do të takohen sy më sy në maj. Donald Trump e pranoi ofertën e Kim Jong-un për t’u takuar dhe për të diskutuar “denekluarizimin”, dhe postoi një mesazh në Twitter duke thënë:

“Kim Jong Un foli për denekluarizimin me përfaqësuesit e Koresë Jugore. Gjithashtu, s’do të ketë as testime raketash nga Koreja e Veriut gjatë kësaj periudhe. Po bëhet progres i madh por sanksionet do të mbesin derisa të arrihet një marrëveshje. Takimi po planifikohet!”.

Kush është Kim Jong-un?

Kim Jong-un është lideri suprem i Koresë së Veriut, që e mori postin nga babai i tij, Kim Jong-il, pas vdekjes së tij më 2011, shkruan Gazeta Express.

Ai është fëmija i dytë prej tre fëmijëve; ka një motër më të vogël dhe një vëlla më të madh. Kim Jong-un u lind më 8 janar, 1984 dhe ishte 28 vjeç kur u bë lider i Koresë së Veriut, më 17 dhjetor, 2011.

Sa është pasuria e Kim Jong-un?

Pasuria e Kim Jong-un vlerësohet të jetë 5 miliardë dollarë, sipas Celebrity Net Worth. Kim Jong-un ishte vendosur i 45’ti në listën e njerëzve më të fuqishëm më 2013 nga Forbes, dhe është ngritur për tri vende në listën e vitit 2016.

Pasuria e tij është e shpërndarë nëpër llogari të ndryshme bankare jashtë vendit, në vende si Rusia, Kina dhe Zvicra. (Express)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU