Ja pse Trump do ta kthejë Washingtonin ‘përmbys’

Zgjedhja e Donald Trump shënon përpjekjen e tretë të madhe për tu cliruar nga sistemi i ‘Marrëveshjes së Re” të Franklin Roosevelt që ka dominuar qeverinë amerikane për më shumë se 80 vjet. Përpjekja e parë për ta përmbysur këtë estabilishment burokratik ishte Ronald Reagan në vitin 1980. E dyta ishte “Kontrata me Amerikën” në vitin 1994, e cila coi shumicën e parë republikane në Shtëpinë e Bardhë.

Siç kam argumentuar edhe më parë, përpjekja e tretë dhe më e madhe është lëvizja që Donald Trump drejton tani.

Në të treja rastet, elitat ishin përbuzëse, sondazhet e kishin gabim, propaganda  mediatike ishte  armiqësore, dhe populli amerikan braktisi estabilishmentin dhe të majtët, në shokun e tyre të madh.

Në të dya valët e para,  Regan në vitet 1980 dhe Revolucioni Republikan i viteve 1990 , kryengritësit arritën një marrëveshje të madhe në një kohë të shkurtër, por krahut i majtë dhe estabilimshmenti burokratik pati një rritje popullore dhe rendi i vjetër mori përsëri pushtetin .

Por tani, “vala Trump” është më e madhe, më e thellë dhe më energjike se dy valët e para. Ajo me të vërtetë filloi në vitin 2010, por edhe pse është penguar nga fushata presidenciale agresive dhe anti-populiste  në vitin 2012, ajo u fuqizua përsëri në vitin 2014 dhe 2016.

Në thelbin e saj, kjo lëvizje kërkon që populli amerikan të rimarrë nën kontroll një institucion politik arrogant dhe të korruptuar që është si i dështuar ashtu edhe zgjënjyes.

Trump  ka potencialin për ta zhvendosur qeverinë nga burokratizimi tek një Amerikë e bazuar përsëri në pushtetin e decentralizuar, optimizmin dhe përpjekjet e individëve, komuniteteve dhe grupeve të vogla .

Nëse Trump arrin ta zëvendësojë modelin 80-vjeçar burokratik të qeverisë, nuk ka asnjë dyshim që do të jetë figura e shekullit.

Donald Trump është i vetmi person që do të bëhet President i Shteteve të Bashkuara, pa mbajtur asnjë post publike ose të shërbejë në ushtri. Në këtë drejtim, ai është me unik dhe më i denjë për këtë lëvizje .Ai ka një kombinim të jashtëzakonshëm të energjisë, përvojës në biznesit, optimizmit, drejtimit dhe kurajës, që e bëjnë atë shansin më të mirë për të riformësuar qeverinë.

Këto cilësi janë reflektuar edhe në kabinetin e presidentit të zgjedhur të Trump, i cili përqeshet nga shtypi se “nuk ka përvojë në botën reale” por ata kanë mendjemprehtësinë në biznes, energjinë, rezistencën dhe arritjet që i bëjnë ata anëtarë të pazakontë kabineti.

Deri më tani, presidenti i zgjedhur ka emëruar një nga gjeneralët më të mëdhenj të Amerikës si Sekretarin e Mbrojtjes, Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë më të madhe në botë, si Sekretarin e Shtetit, një grua që ka kaluar jetën e saj duke luftuar për shkollat, si Sekretaren e Arsimit, si dhe një neurokirurg të klasit botëror, i cili u rrit në varfëri dhe flet me autoritet moral për krizën e qyteteve amerikan si Sekretar i Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Këto janë njerëz mbresëlënës që e kuptojnë shumë mirë si duhen arritur gjërat në botën e vërtetë. Shtypi, i cili ka qenë vazhdimisht gabim, për çdo gjë gjatë këtij viti, po mundohet t’i paraqesë si radikalë të pakualifikuar. Ata kanë më shumë gjasa për të sjellë ndryshim në Uashington sesa një nga kabinetet tipike të estabilishmentit dhe kjo është pikërisht arsyeja pse Donald Trump u zgjodh.

Këta të emëruar duhet të kuptojnë, megjithatë, se janë në vijën e frontit të luftës për ndryshimin. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ky lidership i ri të mbështetet nga një lëvizje prej miliona amerikanësh, të cilët do t’i ndihmojnë e dhe t’i inkurajojnë, përgatiti “Fox News”. Marrë nga Blic. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU