Shqiptarët po vazhdojnë të shpërngulen nga Plava dhe Gucia. Kjo dukuri ka bërë që shumë fshatra të kësaj treve të boshatisen.
“Migrimi dhe asimilimi në Plavë dhe Guci është plagë më shumë se një shekullore’, thotë për televizionin publik veprimtari Bujar Hasangjekaj.
Shpërnguljen në këto përmasa të mëdha kanë bërë që shumë fshatra të kësaj treve të boshatisen tërësisht.
Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve janë vetëm disa nga shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve në Mal të Zi, përgatiti Express. (b.an)