Adnan Januzaj po e shfrytëzon mjaft mirë famën e tij te Manchester Unitedit. Edhe pse në fushën e blertë Januzaj është larg suksesit, në fushën rozë gjërat duket se shkëlqejnë për futbollistin.
Mediat britanike raportojnë se Adnani ka një lidhje të fshehtë me supermodelen Charlotte Springer. Edhe pse bukuroshja kohë më parë ka mohuar se ka një lidhje me Januzajn, mësohet se ajo po vazhdon të dalë në takime me lojtarin që ka zgjedhur kombëtaren belge për të luajtur.