Ja cilët janë vlerësuar aplikacionet më të mirë të javës

Këto janë aplikacionet më të mira për këtë javë:

Guides by Lonely Planet

Guides by Lonely Planet

Ky aplikacion shërben si ciceron gjatë udhëtimeve tuaj nëpër botë. Ai ju jep më shumë informacione mbi vendin, ju rekomandon çfarë të vizitoni, ku të bëni pazar etj. Ai është i pajisur edhe me harta për vendet, që funksionojnë pa internet. Ky aplikacion përfshin aktualisht harta për disa shtete nëpër botë. Aplikacioni mund të shkarkohet në pajisjet iOS dhe Android.

Chrooma Keyboard

Chrooma Keyboard

Chrooma është një tastierë e thjeshtë për pajisjet Android, që ndryshon ngjyrat automatikisht për t’u përshtatur me ngjyrën e aplikacionit. Ka gjithashtu edhe një opsion që ngjyra të ndryshojë sipas orarit të ditës.

Mimicker Alarm

Mimicker Alarm

Ky aplikacion për alarm është krijuar nga Microsoft. Ai ju detyron të kryeni disa detyra të caktuara që të pëshojë zilja e alarmit, sit ë shkrepni një foto ose të thoni një frazë. Nëse nuk arrini t’i kryeni në kohë, alarmi do të vazhdojë me zilen e tij bezdisëse. Nëse zgjoheni me vështirësi në mëngjes, atëherë duhet ta provoni me patjetër këtë aplikacion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU