Ja cilat janë 5 vendet me kuzhinën më të mirë

Kur udhëtojmë në një vend tjetër, një nga kureshtjet më të forta, është kuzhina dhe gatimi i atij vendi. Është tashme gati si një postulat, çdo vend ka qoft edhe një pjatë, e cila përmbledh atë që quhet traditë.

Më posht po rendisim vendet që sipas një klasifikimi të “Lonely Planet”, sugjerohen për t’u vizituar pikërisht për ushqimin e shijshëm që ato të siqurojnë.

1. Tajlanda

Në këtë vend që ndodhet në kryqëzimin ndërmjet Kinës, Indisë dhe Oqeanisë, pjata në përgjithësi është shumë e pasur me hudhra dhe piper, lëng limoni të athët.

2. Greqia

Kuzhina greke shquhet për freskinë e produkteve. Shija e kuzhinës greke shkon që nga vaji i ullirit e deri tek oktapodi. Për këtë kuzhinë janë të papranueshme orvatjet për ta ndryshuar shijen nëpërmjet ndërhyrjeve dhe përpunimeve artificiale që mund të synojnë maskimin e saj.

3. Kina

Në traditën kineze, duke filluar që nga dyqanet në rrugë, dhe deri tek banketet me 5 yje, pjata kineze shquhet për finesën. Parimi më i rëndësishëm i kësaj kuzhine ështëe Yin e Yang (ekuilibër dhe harmoni).

4. Franca

Kuzhina franceze është shumë e përmendur për shijen e saj dhe për përfshirjen në të të shumë përbërësve. Në Francë, klima dhe pozicioni gjeografik që kanë rajonet kanë përcaktuar edhe shumë specialitete të ndryshme.

5. Spanja

E veçanërisht Barcelona, ka fituar me kohë mirënjohjen dhe vlerësimin e shumë kuzhinjerëve të specializuar. Kuzhina katalanase njihet për përdorimin e erëzës së xaferanos, që i jep një shije tepër të veçantë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU