Ja çfarë rrezikon Mirela Ruko, aktivistja që i hodhi salcë ministres

Një ditë më parë aktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin” Mirela Ruko zgjodhi të protestojë për reformën në Arsimin e Lartë duke i hedhur salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla e për këtë u mbajt 10 orë në komisariat, ndërsa do të hetohet në gjendje të lirë.

Ajo akuzohet tashmë për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike. Dënimet maksimale për këto akuza janë 3 vjet për të parën dhe 2 vjet për të dytën.

Kodi Penal parashikon në rastin më të keq 5 vjet burg për aktivisten dhe në rastin më të mirë, ajo mund të gjobitet.

Incidenti ndodhi dje gjatë një takimi me të rinjtë e Samitit Studentor FRESSH që po mbahej te Piramida në Tiranë, ndërsa në lidhje me ngjarjen pati reagime të shumta.
BW/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU