Ja 27 vendet e frikshme në botë, mes tyre edhe hoteli “Grand” në Prishtinë

    Sipas medieve të huaja, këto janë 27 vendet më ngjethëse në tokë:

    1.Capela dos Ossos – Evora, Portugali

    “Kisha e Eshtrave” u ndërtua nga një murg (super i pazakontë) në vitet 1500, i cili e dekoroi atë me eshtrat e rreth 5,000 miqve të tij murgj. Nëse kjo nuk është mjaft ngjethëse, transmeton Republika.info, atëherë kësaj i ndihmojnë dy trupa të varur nga tavani, njëri prej të cilëve është një fëmijë. Krishti do të ishte krenar.

    2.Hoteli Grand, Prishtinë, Kosovë

    Hoteli “strehë” në kryeqytetin e Kosovës nuk është më “grand” (i madh). Gjatë luftërave brutale ballkanike të viteve ‘90, militantët serbë e përdorën hotelin si një vend për torturimin dhe ekzekutimin e burgosurve të tyre.

    3.Katakombet e Parisit

    Rrjeti i tuneleve në qytetin e dritave është mbi 200 milje i gjatë dhe është shtëpi për nja gjashtë milionë trupa. Disa pjesë të katakombeve janë të hapura për publikun si një muze zyrtar, por seksionet e tjera janë jashtë kufijve, mirëpo vizitohen në mënyrë ilegale nga mijëra turistë kureshtarë dhe nga problematikët lokalë.

    4.Pylli Aokigahara në Japoni

    Bukuria e këtij pylli afër bazës në malin Fuji, e ka pseudonimin e Pyllit Vetëvrasës. Për më shumë se 60 vjet, rreth 100 njerëz janë vetëvrarë në këtë pyll çdo vit. Ky është një problem serioz në Japoni, meqë autoritetet lokale nuk dinë se si ta ndalojnë atë.

    5.Arkivolet e varura – Sagada, Filipine

    Fiset lokale e praktikojnë zakonin e varjes së arkivoleve të të vdekurve të tyre në një shkëmb, duke shpresuar që ata do të jenë më afër paqes. Dhe, çfarë pamje!

    6.Varreza e vjetër e hebrenjve – Pragë

    Varreza është e vjetër rreth 600 vjet dhe ka rreth 12,000 gurë varrezash në të. Sipas traditës së hebrenjve, asnjë trup nuk është zhvendosur, kështu që kur vendi është mbushur, trupat ishin vendosur në 12 shtresa – kate. Në këtë varrezë gjenden rreth 100,000 trupa të të vdekurve.

    7.Hoteli Rusvelt – Hollivud, Los Angjelos

    Për preferuesit e shtëpive me fantazma: vizitojeni Hotelin Rusvelt në LA. Hoteli ishte një element kryesor i Hollivudit të Vjetër dhe, Merlin Monro, me sa duket, ende e viziton dhomën e saj të preferuar, Suite 2000.8.Tashirojima, Japoni

    Ishulli i vogël i peshkatarëve njihet më shumë për banorët e tjerë të tij për qindra macet e rrugëve që ia kanë dhënë këtij vendi emrin: “Ishulli i Macës”. Të krijuara që të sjellin fat të mirë, macet gjenden kudo. Nëse nuk jeni një njeri-mace, atëherë ky ishull, definitivisht nuk është për ju.

    9.Ilha da Queimada Grande, Brazil

    Një ishull tjetër i vogël, por me banorë shumë më të frikshëm. Përballë bregdetit të Brazilit, pseudonimi i “Ishullit Gjarpër” është konaku i rreth 4,000 gjarpërinjve “Golden Lancehead”, dhe është vendi i vetëm në botë ku gjenden këta gjarpërinj helmues. Të vetmit njerëz që kanë guxuar ta vizitojnë këtë ishull të pabanuar janë disa shkencëtarë, të cilët, me të vërtetë kanë shpirt të guximshëm.

    10.Shtëpia e Partisë Komuniste Bullgare

    I fshehur në bjeshkët e Ballkanit, gjendet monumenti, tashmë i braktisur, i Bllokut të Lindjes. Shenjat e grafitit shënojnë muret e ish selisë së Partisë Komuniste Bullgare. Vendi duket sikur një anije kozmike e goditur. Krejtësisht botë tjetër!

    11.Hoteli Stanley – Estes Park, Kolorado

    Një aktivitet paranormal është raportuar në hotelin Stanley herët gjatë viteve ’70. Pasi ta ketë kaluar një natë aty, transmeton Republika.info, Stephen King u inspirua dhe shkroi librin “The Shining”.

    12.Kopshti helmues – Alnwick, Angli

    Në këtë pjesë të Kopshtit Alnëick, përfundimisht ju nuk do të dëshironit të ndaloni dhe t’iu merrni erë luleve, sepse ato mund të ju mbysin. I kthyer si një atraksion për turistë në vitin 2005, lulet e këtij kopshti janë toksike dhe të helmueshme, dhe të rritura për qëllime edukuese.

    13.Spitali Ushtarak i Kembrixhit – Aldershot, Angli

    Nga viti 1878 deri në vitin 1996, spitali i trajtonte ushtarët britanikë dhe civilët, derisa çmimet e larta dhe asbesti y bënë arsye për mbylljen e tij. Megjithatë, shpirtrat e një apo dy pacientëve të pafat, akoma nuk kanë dalë nga aty.

    14.Pusi i Jakobit – Wimberley, Teksas

    Pusi natyral është një pishinë e njohur, porse rrjeti kompleks i shpellave nëntokësore nën sipërfaqe të tij është një atraksion i vërtetë për eksploruesit aspirantë. Fatkeqësisht, shpellat kanë marrë jetët e tetë njerëzve, të cilët e kanë nënvlerësuar pusin.

    15.Kisha St. George – Lukova, Republika Ҫeke

    Artisti Jakub Hardava, me ironi solli pak të kaluar nga kjo kishë çeke e braktisur, duke punuar në të skulptura të fantazmave. Turistët nga e tërë bota shkojnë aty që t’i shohin spektrat e frikshëm.

    16.Kalaja e Brishtë, Irlandë

    Kalaja ka një histori të frikshme pasi ka qenë qendër e disa sfidave-luftërave për më shumë se 500 vjet. Në mes të viteve 1500, një grindje ndërmjet vëllezërve të klanit “O’Carroll”, u kthye në tragjedi, meqë njëri vëlla theri me thikë dhe e mbyti tjetrin vëlla dhe një prift në prani të familjes së tij, derisa po mbahej mesha në kishën e kalasë.

    17.Kryziu Kalnas, Lituani

    “Kodra e Kryqeve” ka qenë një lokacion qendror për fetarët e Lituanisë që kanë vënë kryqe në kodër për më shumë se 150 vjet. Edhe pasi sovjetikët pushtues e shkatërruan këtë kodër disa herë, devotshmëria kthehet dhe me të sjellë gjithnjë e më shumë kryqe. Aktualisht janë më shumë se 100,000 kryqe në këtë kodër.

    18.Ishulli Hashima, Japoni

    Ishulli i braktisur i bregdetit të Nagasakit ishte shtëpi e një komuniteti minatorësh prej 5,000 vetash, transmeton Republika.info, derisa minierat u kapluan nga thatësira në vitin 1974. Ishulli është lënë të kalbet dhe, tani, dyzet vjet më vonë, qëndron si kapsulë kohore.

    19.Sistemi i Metrosë – Cincinnati, Kinë

    Mbretëresha e Qytetit Cincinnati deshi të ndërtojë një sistem të metrosë, por në vitet ’90 nuk pati buxhet për ta kryer atë. Një sistem i frikshëm i tuneleve gjysmë të ndërtuara dhe i një metroje të braktisur, janë gjetur përgjatë këtij qyteti.

    20.Kompleksi turistik “San Zhi” – Tajvan

    Ndërtimi i kompleksit turistik jashtë Taipeit u ndërpre pas një sërë aksidentesh dhe vetëvrasjesh misterioze. Njerëzit thonë se fatkeqësitë u shkaktuan nga fati i keq për shkak të shkatërrimit të një statuje kineze të dragoit gjatë ndërtimit, dhe/ose, me gjasë, aty ndodhej një varrezë e vjetër e ushtarëve holandezë.

    21.Fortesat e detit Maunsell – Deti i Veriut

    Britanikët i ndërtuan këto fortesa të çuditshme në mes të Detit Verior për të ndaluar pushtimin nazist gjatë Luftës II Botërore. Qartazi, ato nuk ndihmuan aq, porse edhe sot qëndrojnë ashtu, të zbrazëta.

    22.Spitali Beelitz-Helistatten, Gjermani

    Ky spital i vjetër dhe i llahtarshëm ishte vendi ku Hitleri ishte trajtuar për një kohë. Mjaft pikëlluese.

    23.Centralia, Pensilvani

    Centralia u bë një qytet fantazmë në fillim të viteve ’80, pasi një zjarr në minierat nëntokësore filloi të lirojë gazra toksike. Sot, 10 banorët e këtij qyteti kanë vendosur që të qëndrojnë aty dhe pjesën tjetër të jetës së tyre ta jetojnë në karantinë.

    24.Burgu i Shtetit të Virgjinias Perëndimore

    Burgu ishte dëshmitar i më tepër se njëqind ekzekutimeve. Kush nuk do të dëshironte të kalonte andej pari?

    25.Poveglia, Itali

    I njohur si “Ishulli i Murtajës”, Poveglia ishte një vend i karantinës së detyruar për viktimat e murtajës nga viti 1793 deri në vitin 1814, që në total ishte 160,000. Varret e tyre masive janë ende atje. Akoma më keq, më vonë ky ishull u bë një spital psikiatrik, mjeku i të cilit kryente eksperimente të çuditshme te pacientët e tij para se ta vriste vetën, sepse ishte i pushtuar nga fantazmat.

    26.Shenjtërorja e Tophet, Tunizi

    Tunizianët e lashtë sakrifikuan mijëra fëmijë gjatë kohëve të vështira. Duket e drejtë.

    27.Tregu Akodessewa, Togo

    Në Togo, ku shumë njerëz ende praktikojnë fetë indigjene, nuk ka vend më të mirë për të blerë kokat e majmunit se në Tregun Akodessewa….. “Kokat e Majmunit në Akodessewa: ne nuk bëjmë majmunllëqe me kualitetin tonë”.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU