Ivanoviç “përshëndetet” me Çelsin… shkon në Rusi me Zenit

Zenit San Pietroburg eshte gati qe te marre mbrojtesin e fuqishem (qe luan ne cdo pozicion) nga Celsi, Brasnislav Ivanovic, i cili ne kete sezon nuk po gjen mundesi aktivizimi ne skuadren qe drejtohet nga italiani Conte.

Sikurse shkruan shtypi rus, skuadra, qe drejtohet nga rumuni Mircea Lucescu, i ka ofruar Ivanovic, 32 vjec, nje kontrate per dy vjet me pese milione euro ne sezon.

Lucescu eshte ne kerkim te nje mbrojtesi, pasi pas largimit te argjentinasit Ezequiel Garay drejt Valencias, e ka dobesuar repartin difensiv.

Ne opsionet e Zenit eshteedhe belgu Nicolas Lomberts. Ivanovic ka njohje te vjeter me kampionatin rus, pasi ka luajtur me Lokomotiv Moska para se te shkonte te Celsi ne 2008.

Zenit, qe mban vendin e dyte ne kampionatin rus, ka “humbur” ne dy sezonet e fundit dy lojtare te rendesishem, brazilianin Hulk dhe belgun Witsel, te cilet perballe ofertave te medha, jane transferuar ne kampionatin kinez.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU