Kameramanja hungarez Petra László i cili është i njohur për publikun botëror pas pamjeve ku pengonte me këmbë një azilant me fëmijën e tij nga Siria të shkonin në Hungari, ka fituar çmimn e parë në festivalin e Dokumentarit në Hungari, shkruan Gazeta Express.
Pas asaj ngjarje kameramanja u pushua nga puna në televizionit N1 por ajo tashmë ka realizuar me bashkëshortin një dokumentar me emrin “Armiqtë e popullit”.
Dokumentari i Petra László flet për kryengritjen e hungarezëve në vitin 1956 dhe fillon tregimin për jetën e një kryengritësi deri në vdekjen e tij. (b.an)