Italia/Nuk do të punohet të dielave

Në përpjekje për të mbrojtur traditën e mbledhjes familjare Qeveria e re italiane do të vendosë ndalimin e punës të dielave në qendrat tregtare të mëdha deri në fund të vitit.

“Në këtë mënyrë, po përpiqeni të mbroni traditën e mbledhjes familjare të dielën”, tha zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.

Në një përpjekje për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit, kryeministri italian, Mario Monti liberalizoi blerjen në qendrat tregtare në vitin 2012, pavarësisht nga presioni i Kishës Katolike dhe sindikatave që këshilluan të ruajnë një traditë familjare.“Ky liberalizim në të vërtetë shkatërron familjen italiane.

Ne duhet të kufizojmë orët e punës të qendrave tregtare”, tha Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yje.Në fillim të vitit, qeveria konservatore polake kufizoi punën e qendrave tregtare të dielave, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU