Itali/ U kapën me 3 pistoleta, gjykata jep vendimin për vëllezërit Sallaku

Pas një aksioni të zhvilluar nga policia italiane gjatë ditës së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Këta të fundit u akuzuan për armëmbajtjen pa leje, ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën 3 pistoleta në një garazh, i cili ishte në pronësi të vëllezërve shqiptarë, raporton “BW”.

Gjykata italiane ka liruar biznesmenin dhe pronarin e klubit “Darfio” si dhe dy vëllezërit e tjerë, ndërsa i treti vijon të mbahet në burg, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge në Itali. Lajmi raportohet nga mediat lokale në Itali, të cilat nuk japin detaje se përse gjykata ka dalë në këtë përfundim.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU