Itali/ Shfrytëzonin vajza për prostitucion, shkatërrohet banda shqiptare, 22 në pranga

Shfrytëzimi i rëndë i prostitucionit. Kjo është akuza kundër njëzet e dy personave te arrestuar nga policia ne Milano.

Mediat italiane bejne me dije se ne aksionin e finalizuar kete mengjes, jane vene ne prange 22 persona, te gjithe shqiptare, pervec nje gruaje rumune.

Gjatë kërkimeve u sekuestruan edhe 25 mijë euro. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar më shumë se 25 vajza kryesisht shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune, hungareze. Sipas medieve italiane banda shqiptare u zbulua nga përgjimet telefonike.

Vajzat detyroheshin që të prostituonin, ndërsa ndaj tyre ushtrohej edhe dhunë fizike. Nëse vajzat largoheshin nga stacioni ku prostituonin, kërcënoheshin, po ashtu edhe nëse të ardhurat që sillnin ishin të ulëta.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU