Itali/ Masakrohet me thikë 36-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me thikë në Itali mbrëmjen e djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në Sampierdarena në Xhenova të Italisë.

Sipas policisë shqiptari, emri i të cilir nuk bëhet ende me dije është qëlluar disa herë me thikë në bark dhe gjoks.

Ngjarja ka ndodhur në një klub nate ku shqiptari ishte i shoqëruar bashkë me disa miq. Pas darkës ai u largua vetëm pasi kishte lënë një takim, raporton ANSA.

Pak metra larg klubit të natës, ai u godit të paktën katër herë me thikë. Shqiptari i paidentifikuar u dërgua në spital nga pronari i klubit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU