Itali, ja shqiptari që vdiq ditën e djeshme në vendin e punës

Shqiptari i cili humbi jetën një ditë më parë në një aksident në firmën ku punonte është identifikuar nga autoritetet italiane. Mediat italiane shkruajnë se ai është Xetan Ilnica, me origjinë shqiptare.

Mësohet se ai humbi jetën pasi gjatë punë në fabrikën ku punonte mbi trupin e tij ka rënë një objekt metalik me peshë rreth 4.4 ton duke duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

U desh një punë e madhe që objekti i rëndë të lëvizej mbi trupin e tij, në mënyrë që të nxirrej nga ku ishte bllokuar, shkruan express. Për ngjarjen në fjalë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të gjetur shkaqet e aksidentit./a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU