Policia italiane njoftoi se po zhvillon nje operacion kunder nje “organizate kriminale qe merrte vajzat duke i bërë të besonin se ishin të dashurat e tyre dhe më pas i vinin “në punë”, njoftojnë mediat italiane.
Arrestime në Fierence për ndihmë dhe nxitje të prostitucionit. Në orët e fundit të ditës së sotme është zhvilluar një operacion i inicuar nga “Palazzo Veccio:, nga Cascine në Navoli nga agjentë të policisë veshur me rroba civile.
Operacioni që po kryhet sot nga policia italiane zbulon një tjetër skenar, atë të prostitucionit fiorentin që ndodh jo vetëm në rrugë, por edhe në apartamentet në dispocizio të krimit të organizuar.
Që nga agimi ditës, më shumë se 60 karabinierë nga Komanda e Provincës së Firenze-s, të mbështetur nga njesia e qenve dhe nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Batalionit VI “Toscana” janë anagazhuar në një operacion të madh kundër një grupi shqiptarësh të akuzuar se kanë ngritur një rrjet prostitucioni fitimprurës në veri të Firences. Shtatë prej tyre janë ndaluar.
Policia njoftoi se “gjatë hetimit u zbulua se anëtarët e bandës kriminale i detyronin gratë të ushtronin prostitucion në rrugë, por gjithashtu u jepnin mundësinë klientëve të kryenin marrëdhënie seksuale dhe në apartamentet në dispozicion aty pranë.”
ma.me