ITALI/ Arrestohet për terrorizëm Edmond Ahmetaj, i gjendet video për sulm në Romë

 Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për terrorizëm. Edmond Ahmetaj mësohet se kishte dokumente italiane, pasi e kishte marrë nënshtetësinë në maj 2016. 38-vjeçari adhuronte ISIS, dhe përbuzte viktimat në Bataclan. Gjithçka është zbuluar nga rrjeti social “Facebook”. Në postimet e tij, ai përcillte mesazhe pro terrorizmit. Dhe ky qëndrim i tij është vënë re edhe në kohën e sulmeve në Paris. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet edhe një video, në të cilat përmbahen materiale që flasin për një sulm të mundshëm në Romë.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU