Itali, arrestohet pensionisti shqiptar që kordinonte vjedhjet, shiste sendet me vlerë të grabitësve

Në Itali është arrestuar një 63 vjeçar shqiptar, pensionist, i cili kordinonte një grup hajdutësh dhe shiste sendet me vlerë që ata grabisnin. Ngjarja ka ndodhur në Xhënova dhe ka të bëjë me një operacion i cili ka nisur më parë, në muajin gusht, ku u zbulua një rrjet prej rreth 14 personash, të cilët kishin kryer rreth 66 grabitje.

Pensionisti shiste sendet prej floriri me 20 euro grami krahasuar me 30 euro që shitet në tregun ligjor. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 2 500 euro cash, unazë më diamante, orë dhe vëthë me diamante.

Operacioni i forcave policore është titulluar Bugs Bunny dhe ka nisur që në gusht të vitit të kaluar. Mbi pensionistin në fjalë rëndon akuza e përfitimit të sendeve të vjedhura.

20160102160628978593

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU