Itali/ Aksidentohen dy të rinj shqiptarë, humb jetën 21-vjeçari, rëndë 18-vjeçari

Dorian Pianca, 21-vjeçari shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në rajonin e Toskanës në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat saktësojnë se shqiptari po udhëtonte së bashku me një 18 vjeçar. I riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur  me një mur, shkruan Panorama.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. 21 vjeçari shqiptar ka humbur jetën në spitalin e Versilia në afërsi të vendngjarjes, ndërsa 18 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU