Në 100 -vjetorin e vdekjes të Ismail Qemalit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kujtoi kryeministrin e parë shqiptar Ismail Qemalin.
Thaçi e ka vlerësuar Ismail Qemalin burrështetas vizionar që vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, tha Thaçi.
/a.rada