Ismail Kadare nuk kualifikohet për çmimin Man Booker International Prize

Mathias Enard e Amos Oz kanë arritur të futen në këtë gjashtëshe

Para pak javësh, ai ishte në mesin e librave të listës së ngushtë për të fituar çmimin Man Booker International Prize 2017.

Ismail Kadare, megjithatë, nuk është në mesin e gjashtë librave që janë finalistë për këtë çmim, të cilin në fakt Kadare e ka marrë në vitin 2005, shkruan KultPlus.

Mathias Enard e Amos Oz kanë arritur të futen në këtë gjashtëshe, ndërsa edhepse Kadare komentohej si fitues potencial, nuk ka arritur të jetë pjesë e kësaj liste finaliste.

Shpërblimi do të ndahet me 14 qershor, ndërsa në jurinë e këtij çmimi janë Elif Shafak- shkrimtare turke, Nick Barley, Daniel Hahn, Chika Unigëe dhe Helen Mort. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU