ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

Duket e pabesueshme, por e vërtetë; grupi ekstremist ISIS ka nxjerrë jashtë ligjit burkat, veshjen tipike të disa vendeve myslimane që mbulon plotësisht fytyrën e grave.

Vendimi është marrë në një qytet verior të Irakut, pavarësisht se dënimet janë brutale për ato gra që nuk zbatojnë veshjet e vendosura nga ISIS.

Shkak është bërë siguria në zonë, transmetonte njoftimet oraneës. Në jo pak raste, disa gra kanë hyrë në ndërtesa në Mosul ku më pas u vranë disa komandantë.

Më herët, gratë janë rrahur apo edhe janë vrarë nga “policia morale” e ISIS për shkak se nuk kishin vënë vello në fytyrat e tyre.

Lajmin e bërë publik një faqe interneti iraniane, e cila tha se e kishte marrë informacionin në Ninive të Irakut të premten. Megjithatë, gratë në zona të tjera të territorit të kontrolluar nga ISIS do të kenë kodin e tyre të veshjes, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU