Grupimi terrorist Shteti Islamik (ISIS) mori sot përsipër atentatet e Parisit, dje në mbrëmje, ku humbën jetën 128 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, me anë të një komunikate të publikuar në internet.
“Parisi është qendra e perversitetit. Tetë vëllezër që kishin me vete breza eksplozivi dhe armë ofensive, kishin si objektiv zona të përzgjedhura me shumë kujdes në zemër të Parisit”, sipas komunikatës së ISIS-it