Më shumë se 300 punonjës të një fabrike çimentoje u rrëmbyen nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS0 në një qytet në verilindje të Damaskut, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmve “Sana”.
“Grupe terroriste të lidhura me Daech-in kanë marrë peng më shumë se 300 punonjës dhe drejtuesit e fabrikës së çimentos “Al-Badia”, në provincën e Damaskut. Kompania njoftoi Ministrinë e Industrisë se nuk kishte më kontakte me personat e rrëmbyer”, sqaroi Sana.