Pasi ka humbur shumë prej drejtuesve kryesor, Shteti Islamik ka nisur një fushatë të egër spastrimesh në radhët e veta.
Të paktën 15 militantë u ekzekutuan nga shokët e tyre pasi dyshoheshin se kanë dhënë informacion tek koalicioni perëndimor.
Këta persona ishin pjesë e trupës që ruante krerët e ISIS. Ekzekutimi i tyre erdhi pasi u vra nga dronët amerikanë Ebu Hiya në Tunis.
Këto spastrime vijnë edhe si paralajmërim për të gjtihë ata që tradhëtojnë grupin e terroristëve.