Ishte dënuar me vdekje 4 vite më parë por lirohet djali i Gadafit

Saif Al Islam Gadafi, djali i liderit libian Moamer el Gadaf është liruar edhe pse katër vite që më parë është dënuar me vdekje.

Avokatët e tij kanë konfirumuar se Saif Gadaf është liruar nga burgu, transmeton Daily Mail.

Gjykata në Tripoli e ka dënuar me vdekje sepse Gadaf ka urdhëruar trupat që të hapin zjarr ndaj civilëve, ka urdhëruar vrasje dhe dhunime gjatë luftës qytetare ndërsa është arrestuar duke tentuar që të ikë nga vendi.

“Ai është mirë dhe i sigurt në Libi”, ka thënë avokati i tij Karim Khan.

Siç thuhet Saif është liruar nga burgu më 12 prill por ajo informatë nuk është bërë publike deri më tani.

Edhe pse atë e kërkon edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, Khan ka thënë se klientin e tij nuk e presin akuza të reja./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU