Ish-shoqëruesi i Berishës: Shkëlzeni më kërcënon në Facebook

Izet Haxhia shkruan se Shkëlzen Berisha e kërcënon prej kohësh në FB. Ai thotë se njerëz të Zenit i shkruajnë mesazhe kërcënuese thuajse çdo ditë. Por Haxhia thotë se hakmarrja po vjen për të dhe të atin.

Ja çfarë shkruan ai:

Ka shumë kohë, por sidomos kohët e fundit që janë shtuar mesazhet që më vijnë nga anonime në Facebook, të mbushura me sharje, ofendime e kërcënime.

Duket qartë që janë të dirigjuara e drejtuara nga një dorë e vetme, që eshte ajo e Zenit të Salehut apo Zen Qoses. Në betejën time për të vërtetën unë kam qenë i hapur me fakte e dëshmi të përjetuara nga ana ime dhe vetëm me të vërteta.

Por këtyre minjëve të haleve të kanaleve të UDB-së që bashkohen me kanalet e pista të SHQUP-it, nuk u ka interesuar kurrë e vërteta, por në luftën e tyre të pisët janë mbështetur vetëm tek dezinformimi, shpifja dhe mashtrimi. Kanë pothuajse 17 vjet që kanë hedhur në qarkullim për militantët e tyre lloj lloj shpifjesh e akuzash, që nga ajo e nxjerrjes në pritë të Hajdarit e deri tek ato të sotmet që qënkam në shërbim të Ramës e qënkam blerë e marrë para nga ai dhe mediat e tij .

Apo shpifje të modelit alla UDB që unë qënkam spiun i saj apo edhe i sigurimit famëkeq të shtetit. Gjithë këto shpifje e akuza kanë për qëllim që të sfumojnë të vërtetat që kam thënë në lidhje me antishqiptarin më të madh dhe liderin e tyre, dhëndrrin e serbisë, tek pjesa e atyre militantëve të PD, që akoma i besojnë të keqes më të madhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të PD, që është dhëndri i Serbisë. Gjithe ato gjera qe kam bere ne jeten time, te keqia apo te mira, une nuk kam vuajtur apo vuaj nga kompleksi i fshehjes apo heshtjes ndaj tyre.

Ai qe vuan nga kompleksi i se kaluares eshte pikrisht lideri i tyre. E kaluara e tij e erret dhe plot mashtrime e lidhje te fshehta e dyshimta, eshte makthi i tij i perditshem, që e ben ate edhe me mashtrues e armik me te verteten dhe me ata që e thone kete te vertet, apo me ata që ai nuk i ka ne dore apo ne dosjet e tij te shumta qe gjenden ne duart e tij, te dhuruara me bujari nga patronet e tij ne beograd dhe shtojcat e tyre te sherbimit te tipit gazidede e ajazi.

Dosje te cilat Dhendrri i serbise i perdore si shantazh e presion ndaj atyre qe mund te ngrejn koke kunder tij. Jeta dhe veprimtaria ime jane te hapura dhe pa asnje te fshehte apo lidhje te dyshimte. Une as nuk kam patur nevoje te djeg regjistrat e gjendjes civile ne vendlindje, siç beri Dhendrri i serbise ne 97 ne tropoje, me ane te bashpuntorit te UDB Bislim Demiraj, që me vone kreu edhe aktin e vrasjes se dy heronjeve te Uck, Ilir Konushefcin e Hazır Malajn, dhe per keto sherbime Dhendrri i serbise kur erdhi ne pushtet, ia beri motren Shefkie Demiri gjykatese te besuar te tij te çeshjeve qe kriminalizonin ate dhe te birin.

Une ne betejen time ndaj kesaj mortaje te vendit tone nuk jam nisur e as frymezuar nga urrejtje personale apo ndjenja e hakmarrjes,por vetem nga e verteta. Hakmarrrja po vjen e do të vije nga ky popull qe do ta hedh dhendrrin e serbise dhe ata mjerane qe i mbajne ison ne koshin e plehrave e tradhetareve te ketij kombi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU