Ish-presidenti i Perusë, tenton vetëvrasjen me armë para arrestimit

Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ka qëlluar veten me armë pasi policia erdhi për ta arrestuar atë.

Spitali Casimiro Ulloa në kryeqytetin e Lima, bëri me dije se ai ishte në kirurgji, ku ishte duke u mjekura për “plagët në kokë”.

García është akuzuar për marrjen e ryshfeteve nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht, por ai gjithmon i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Zyrtarët e policisë ishin dërguar për ta arrestuar atë në lidhje me akuzat.

Luis Gonzales Posada, kreu i Partisë Peruane Aprista të Garcisë, tha se gjendja e tij është “jashtëzakonisht serioze”, ndërsa avokati i ish-presidentit Erasmo Reyna përshkroi gjendjen e tij shëndetësore si shumë “delikate”.

“Le t’i lutemi Perëndisë që t’i japë forcë,” u tha ai gazetarëve në spital.

Garcia ka shërbyer si president nga 1985 në 1990 dhe përsëri nga 2006 deri në 2011.

Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga Odebrecht gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet.

Odebrecht ka pranuar të paguajë pothuajse 30 milion dollarë në ryshfet në Peru që nga viti 2004.

Por García thotë se ai është viktimë e persekutimit politik, duke shkruar në një cicërimë të martën se nuk ka “asnjë indikacion apo prova” kundër tij.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU