Ish-modelja e Versaçes shpenzon 100 mijë$ që të ngjajë si Barbie (GALERI)

Një ish modele e “Versace-s” shpenzoi gati 100 mijë dollar për të ngjarë si Barbie.

Ajo bëri ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, hundë dhe hoqi 4 brinjë që të shndërrohej në  një kukull, për të plotësuar dëshirën e ish partnerit të saj, i cili u nda nga jeta por që ishte i fiksuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Jennifer Pamplona, 24 vjeçe nga Sao Paulo, Brazil, u fiksua për të ngjarë si një Barbie pas vdekjes së të dashurit Celso Santebanes për shkak të Leucemisë dy vite më parë.

Për herë të parë ajo kreu një ndërhyrje kirugjikale kur ishte 17 vjeçe, për të rritur gjoksin, pasi ngacmohej nga shokët dhe shoqet që e quanin “thatanike”.

Pas një periudhe depresioni, tani ajo ndihet shumë mirë, sepse është kthyer në një kukull me forma. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU