Ish këshilltari amerikan për sigurinë, refuzon të dëshmojë para Senatit për Rusinë

Këshilltari i lartë amerikan për çështje të sigurisë, Michael Flynn, i cili u pushua nga puna muaj më parë, do të refuzojë t’ia dorëzojë dokumentet një panelit të Senatit Amerikan i cili është duke e hetuar përzierjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Michael Flynn raportohet se planifikon që ta thërrasë Amendamentin e Pestë për të drejt kundër vetë-inkriminimit, transmeton Express. Komiteti i Inteligjencës i Senatit Amerikan është duke i hetuar lidhjet e mundshme mes fushatës së Trumpit dhe Kremlinit. Flynn dha dorëheqje në muajin shkurt, pasi që u zbulua se kishte gënjyer për natyrën e kontakteve që kishte pasur me ambasadorin rus në SHBA.

Komiteti nxjerri një thirrje – një ftesë legale – para dy javëve për t’i siguruar këto dokumente. Më herët, avokati i Flynn kishte kërkuar imunitet legal ndaj përndjekjes së pa drejt në mënyrë që të bashkëpunonte me komitetin. Por, javën e kaluar kryetari i komitetit, senatori Richard Burr, tha para gazetarëve se Flynn nuk po bashkëpunonte me hetuesit, duke shtuar se nuk kishin marrë përgjigje definitive nëse Flynn do të dëshmonte apo jo.

Flynn, po ashtu është duke u hetuar nga Departamenti i Mbrojtjes, pasi u zbulua se ai kishte pranuar pagesa nga Rusia dhe Turqia menjëherë pasi që e kishte lënë Pentagonin. Nëse Flynn vazhdon të refuzojë të bashkëpunojë me hetuesit e Senatit, mendohet se Senati mund të votojë për ta mbajtur atë fajtor për mospërfillje të Kongresit, e madje ta adresojnë rastin e tij për akuza të mundshme kriminale.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU