Ish-deputeti: Thaçi po harxhon 3 mln euro për të lobuar ndarjen e Kosovës me Serbinë

Ish-deputeti Driton Tali ka deklaruar se Hashim Thaçi po shpenzon 3 milionë euro për ndarjen e Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për idenë e tij për shkëmbim territoresh ka kontaktuar edhe me firmën lobuese “Tony Blair Associates”, informacion për të cilin thotë se e ka marrë nga një diplomat i huaj.

Ai e ka quajtur edhe të “pafytyrë”, të parin e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.

Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates” për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.

Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU