Ish-deputeti Mark Frroku dënohet me 7.6 vite burg. Shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg ish-deputetin Mark Frroku.

Mark Frroku është shpallur fajtor për 3 vepra penale, pastrim parash, ndërtim pa leje dhe fshehje pasurie.

Ndërkohë, ish-deputeti demokristian i Pukës shpallet i pafajshëm për akuzen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Blegjikë

Gjatë vendimit, mësohet se Frroku nuk ishte i pranishëm në Gjykatë. Të pranishëm ishin familjarët dhe avokatët mbrojtës të cilët deklaruan se vendimi ishte i padrejtë dhe do ta apelojnë.

Përveç dënimit me burg për Frrokun, gjykata dha dënim edhe per mos ushtrimin e funksioneve publike për 4 vite, pas shlyerjes së dënimit./javanews.al

c.a

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU