Isco: Nuk jam budalla, fajin e kam unë

Isco ka thënë se është faji i tij që nuk luan që në fillim te Real Madrid. Ylli i Real Madridit, Isco është ftuar nga Kombëtarja e Spanjës, pavarësisht se po luan shumë pak këtë edicion me skuadrën e tij.

E ka pranuar se e di se faji është te ai, pasi nuk është startues me tre trajner të ndryshëm në Real.

“Nuk jam budalla. Nëse nuk jam startues me Ancelottin, Benitezin dhe Zidanin, atëherë faji është tek unë”, tha Isco në një intervistë për Marca.

Ai po ashtu tha se është shumë i lumtur që trajneri i Spanjës po beson në të dhe për këtë do të mundohet t’i shpaguaj me punë, citohet ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU