Irani kërcënon Arabinë: Do ta paguani vrasjen e liderit shiit

Arabia Saudite do të paguajë një çmim shumë të lartë për ekzekutimin e liderit shiit saudit, Nimr Baqer al Nimr, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, i cituar nga agjencia IRAN.

“Qeveria suadite nga njëra anë mbështet lëvizjet terroriste dhe ekstremiste dhe nga ana tjetër përdor gjuhën e reprezaljes dhe të dënimit me vdekje kundër opozitarëve të brendshëm. Do të paguajë një çmim të lartë për politikatë e saj”, deklaroi Jaber Ansari, pas ekzekutimit të 47 personave të dënuar për terrorizëm në Arabi Saudite.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU