Dyshimet se SHBA po ndihmon me armatime ISIS janë shtuar së fundmi pas disa deklaratave të luftëtarëve irakenë që luftojnë ISIS-in.
Disa prej luftëtarëve madje thonë se kanë parë helikopterë që lëshojnë armatime në bazat e ISIS.
Irakenët thonë se SHBA po ndihmon për arsye të ndryshme xhihadistët, si kontrolli i naftës, kontrolli i Irakut etj.
“Nuk ka dyshime që SHBA po ndihmon xhihadistët”, tha Mustafa Saadi, komandant i një milicie shiite në Irakun verior.
“ISIS ka mbaruar. Janë shumë të dobët. SHBA-të po e mbajnë ende në këmbë”, ka deklaruar ai.
Por për ushtarakët amerikanë këto akuza nuk meritojnë një përgjigje.
“Është qesharake”, tha koloneli Steve Warren, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Baghdad.
“Natyrisht që asnjë në perëndim nuk na beson. Por ne kemi filmime që SHBA po ndihmon ISIS. Do t’i publikojmë ato”, tha Mustafa Saadi.
Por akuza ndaj SHBA-së kanë bërë edhe politikanët irakenë që mbështesin versionin e luftëtarëve.
“SHBA po ndihmon ISIS. Arsyet nuk janë të qarta, por kjo është e dukshme, madje ka edhe prova”, ka thënë një anëtar i parlamentit iraken.