iPhone 7, memorie 256 GB, ideale për regjistrimet në 4K

Një nga gjërat që Apple duhet të rregullojë këtë vit kur ta nxjerrë iPhone 7 është hapësira e brendshme e celularit.

Duket se njerëzit nuk janë të kënaqur me vetëm 16 GB hapësirë, ose versione të tjera të cilat i njohim, kështu që Apple duhet të ofrojë opsione të reja të hapësirës.

Një raport i fundit nga bgr thotë se iPhone 7 do të jetë në dispozicion edhe në versionin 256 GB, që do t’ua lehtësojë njerëzve punën me përmbajtje dixhitale dhe atyre që regjistrojnë video në 4K.

Ndërkaq, rivali kryesor i Apple, Samsung, njoftoi se i ka gati kartat 256 GB për celularët Galaxy S7, të cilët dolën në treg kohët e fundit dhe që i suportojnë këto karta.

Express

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU