Investimi 1 milion euro, aksi Gjirokastër-Lazarat përfundon brenda dhjetorit

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, shoqëruar nga deputeti Bledi Çuçi, inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin.

Investimi arrin në vlerën rreth 1 milion euro, kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore kombëtare dhe parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit në 3.5 kilometra.

“Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”, u shpreh Qendro.

Ndërsa deputeti Bledi Çuçi tha se vëmendja e qeverisë duhet të vazhdojë të jetë tek njerëzit dhe larg retorikave politike të ditës mes pozitës dhe opozitës.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU