Investimet prioritare të qeverisë, 143 projekte me vlerë 13.7 miliardë euro

Qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Planifikimit Strategjik ka përzgjedhur 143 projekte prioritare publike, të cilat kushtojnë 13.7 miliardë euro, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave

Kjo paketë e miratuar tashmë nga Komiteti i Planifikimit Strategjik përbëhet nga projekte dhe përfshin sektorët:

(a)-Transporti (rrugor, hekurudhor, detar, ajror);
(b) Energjia (Transmetim, efikasiteti i energjisë);
(c) Mjedisi (uji dhe kanalizimet, mbrojtja nga përmbytjet, ndotja e ajrit);
(d) Infrastruktura sociale (arsimi & sportet, shëndeti, arti-kultura, mbështetje për burgjet, banesat sociale, arsimi profesional);

(e) Infrastruktura e biznesit (marina, turizëm dhe infrastruktura broadband).

Ministria e Financave shprehet se grupi i Menaxhimit të Buxhetit ka organizuar organizuar tre mbledhje për të koordinuar dhe për të kryer një analizë teknike të shëndoshë të projekteve pjesë e paketës.

Paketa përbëhet nga 2 kategori kryesore:

Kategoria I, projektet rajonale kosto 2,2 miliardë euro

Në kategoritë e parë përfshihen Projektet e Rrjetit Kryesor dhe Projektet e Zhvillimit Ndërkufitar të Ballkanit. Në të përfshihen 21 projekte me një kosto totale investimi prej 2.2 miliard euro.

Ministria e Financave pohon se, boshllëku financiar për këtë kategori është 79%. Pjesa tjetër e investimeve përbëhet nga 3% grante, 6% hua dhe 2% nga buxheti kombëtar nëpërmjet PBA-së. Në këtë kategori, është parashikuar që 10% e shumës totale të mund të zbatohet nëpërmjet financimit të PPP-ve si një burim potencial, shkruan monitor

Kategoria II, projektet me rëndësi kombëtare kushtojnë 11.5 mld euro

Në kategorinë e dytë të paketës së projekteve strategjike janë ato me karakter kombëtar dhe rajonal që përfshijnë tre nën-kategori projektesh: kombëtare; zhvillim rajonal; dhe zhvillim lokal.

Kostoja e investimeve totale për këtë kategori është 11.5 miliard euro, nga e cila rezulton një boshllëk financiar prej 28%. Shuma e granteve për këto kategori është 3%, 13% për hua dhe 3% nga buxheti i shtetit nëpërmjet PBA-së. Në këtë kategori, 11% e shumës totale është parashikuar si një potencial për financimin nga PPP-të dhe 42% si potencial nga investimet private

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU