Investim i ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën “Ali Shefqeti”.

Bashkia e Tiranës njofton se ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit.

“Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë” – njofton Bashkia Tiranë.

Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave, Bashkia e Tiranës thotë se ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

“Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën “Ali Demi”, ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët” – njofton bashkia e kryeqytetit. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU